AKTUALITET, 5 Janar 2022, 11:54

Atentati në ‘Don Bosko’, menaxheri i lokalit rrëfen ç’i panë sytë: Pesë minutat që shpëtuan gratë nga plumbat

Atentati në ‘Don Bosko’, menaxheri i lokalit rrëfen

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” ka rrëfyer për mediat atentatin që ndodhi pasditen e djeshme.

Ai tha se viktima Erion Çela ishte së bashkë me gruan shtatzënë, e cila ishte larguar vetëm pak minuta përpara se të zbraznin kallashin atentatorët. Menaxheri u shpreh se nga stafi i lokalit nuk ka asnjë të lënduar.

“Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë “C-Class” kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë pesë persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth pesë minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre.

Ata ishin ulur të pjesa përballë. Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse “Ushtaraku” është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur” tha ai.

Bilanci i atentatit në Tiranë

Viktima

Erion Çela

Të plagosur

Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës

Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë

Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull

Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë.