TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë kabinetin qeveritar.
Sipas raportimeve, mbledhja e qeverisë është duke u zhvilluar tek ‘Vila 30’ në zonën e ish-Bllokut.
Deri tani mësohet se Kryeministri dhe ministrat po diskutojnë për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022. Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të shkuar, në të njëjtin vend, Rama mblodhi sërish ministrat dhe ata raportuan për punën e tyre të 100 ditëve të para.
Partia Socialiste mori një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend.