TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli Kombëtar i Territorit mbylli vitin e shkuar me një mbledhje ku miratoi 16 vendime ku pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me ndërtimin e strukturave akomoduese në bregdet si dhe disa hidrocentrale që përfshijnë rajone si Elbasani, Skrapari apo Dibra.
Në listën e vendimeve bien në sy edhe disa leje ndërtimi të miratuara për kryeqytetin ku një prej tyre në Bulevardin Zogu I ndërkohë që një tjetër objekt banim dhe shërbim është miratuar në rrugën Nikolla Jorga.
Strukturat akomoduese turistike përfshijnë një hotel në fshatin Dhërmi, një tjetër në Palasë por edhe zgjerimin e një rrjeti hotelesh me një ndërtesë të re në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Një tjetër leje zhvillimi për hotel dhe pishinë është dhënë në Kavajë e po kështu edhe për Sarandën.
Sipas lejeve të dhëna, shoqëria “Iliria Accessori” sh.p.k. ka marrë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier”, me vendndodhje në fshatin Dhërmi në Bashkinë Himarë. Një tjetër leje në jug e ka marrë shoqëria “Gjikuria” sh.p.k. për objektin: “Strukturë me funksion hotelerie, me vendndodhje në Palasë, White Wave Hotel Design, Bashkia Himarë”.
Në Durrës, Subjekti zhvillues Z. Julian Gripshi ka marrë leje ndërtimi për objektin: “Hotel dhe pishinë “Royal 5G”, me vendndodhje tek Shkëmbi i Kavajës. Në zonën e Kavajës, subjekti “Bonita & Brilliant” sh.p.k. ka marrë leje zhvillimi për objektin: “Strukturë turistike dhe pishinë”
Në sy bie një mori vendimesh për hidrocentrale të cilët janë të shumtë në numër dhe të konceptuar si kaskadë në disa lumenj. Kështu vendimi i parë parashikon një HEC në përroin e Grabovës në Gramsh, më pas një leje ndërtimi për tre hidrocentrale në Bashkinë e Skraparit nga Vokopola Energji. Në Gostimë parashikohet ndërtimi i të paktën gjashtë hidrocentraleve ndërkohë që në një degë të lumit Seta në Dibër është miratuar leja për një tjetër HEC.
Në mbledhjen e fundit të vitit 2021 KKT miratoi edhe shtyrjen e afatit të lejes për terminalin lindor të autobusëve në kryeqytet./Monitor