AKTUALITET, 5 Janar 2022, 10:24

Atentatet dhe ngjarjet kriminale në Shqipëri, Gledis Nano do të mbledh sot drejtorët e qarqeve

Atentatet dhe ngjarjet kriminale në Shqipëri, Gledis Nano do të

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka thirrur sot një mbledhje me drejtorët e qarqeve. Kjo është mbledhja e parë për vitin 2022.

Ajo vjen një ditë pas ngjarjes kriminale në kryeqytet, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë objektivat e “bluve” për vitin që sapo ka nisur, dhe hetimet për disa ngjarje kriminale, ende të pazbardhura.

Nano pritet t’u parashtrojë drejtorëve të qarqeve objektivat e tij. Ndërkaq, tema të tjera që pritet të jenë pjesë e diskutimeve janë kultivimi i drogës dhe krimet kundër jetës.