AKTUALITET, 9 Mars 2022, 17:24

Protestë kundër rritjes së çmimeve, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protestë kundër rritjes së çmimeve, qytetarët

Një protestë është organizuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera. 

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, ku kërkojnë nga qeeria marrjen e një pakete masash, në ndihmë të qytetarëve për të përballuar rritjen e jashtëzakonshme çmimeve në vend.

Qeveria e ka shpjeguar rritjen me luftën në Ukrainë dhe tronditjen e tregjeve. 

Kryeministri ka deklaruar se qeveria po mbron konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë, që ka ndodhur tashmë në shumë vende të Evropës. Por, qeveria e ka bërë të qartë që nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në treg për çmimin e naftës, e cila ka arritur nivele rekord ditët e fundit në mbarë vendin, e favorizuar edhe nga spekulantët që shfrytëzojnë krizat për të përfituar. 

FOTO NGA PROTESTA: