AKTUALITET, 9 Mars 2022, 13:58

Grida Duma jep dorëheqjen: Basha përdor dështimet e PD dhe i kthen në fitimet e veta!

Grida Duma jep dorëheqjen: Basha përdor dështimet e PD dhe i
Grida Duma

Deputetja Grida Duma, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si nënkryetare e Partisë Demokratike. 

Duma ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë dhe shprehet se Basha i përdor "dështimet e PD për t'i kthyer në fitimet e tij". 

Duma ka qenë mjaft e ashpër ndaj Bashës dhe i shtohet zërave të rëndësishëm brenda PD-së, që kërkojnë largimin urgjent të tij nga posti i kryetarit. 

Reagimi i plotë i Grida Dumës: 

"Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

dhe nuk ka asnje akt që të tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij, kërkon

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!"