TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rritja e çmimit të naftës ka bërë transporti urban në kryeqytet të punojë me një numër të kufizuar mjetesh.
Kjo ka bërë që stacionet e urbanëve të mbushen plot me qytetarë duke i përngjarë një “mitingu” siç duket edhe fotot e shkrepura nga LSA. Qytetarët presin një kohë të gjatë deri në mbërritjen e autobusit të radhës.
Duket se kësaj radhe transporti urban nuk do të lëshojë “pe” duke qenë se ka dalë me kërkesa konkrete ndaj qeverisë.
Një prej tyre është rritja e çmimit të biletës në 80 lekë, pra dyfishim të saj, ose përndryshe thonë se falimentimi i tyre do të ishte çështje ditësh.









