AKTUALITET, 9 Mars 2022, 13:42

"Lul Brava nuk ikën sepse nuk e lënë"/ Sali Berisha thirrje deputetëve të bashkohen me "opozitën e vërtetë"

"Lul Brava nuk ikën sepse nuk e lënë"/ Sali Berisha
Sali Berisha

Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për zgjedhjet e 6 marsit dhe humbjen dramatike të PD. 

Berisha tha se vendi sot ka një opozitë të vërtetë dhe këtë e tregoi fakti që "Shtëpia e Lirisë", mori 70% të votave të popullit opozitar. 

Berisha përshëndeti qëndrimin e deputetëve të PD, që kanë dalë masivisht kundër Bashës. 

"Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit, se brava-opozita, është opozitë fallco, ata shprehën qëndrimet e tyre.

Qëllimet e tyre të drejta. Kërkuan vendime që Lul Brava nuk i merr kurrë, sepse nuk e lejojnë. Por, i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre, të konstibuojnë në konsolidimin e PD.

I garantoj se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi, mbetet vota e lirë.

Çdo njeri që pranon votën e lirë, bashkimi i të gjithë demokratëve është shumë i mirëpritur", tha Berisha.