TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup qytetarësh nga Shkodra kanë bllokuar disa minuta rrugën në drejtim të Lezhës dhe Tiranës në shenjë proteste për shtrenjtimin e karburanteve dhe ushqimeve.
“Protesto! Buka, vaji, karburantet janë rritur” shkruanin ata në disa kuti kartoni të vendosura në mënyrë simbolike në rrugë duke ndërprerë për disa minuta lëvizjen e makinave.
Shqipëria po përballet me një shtrenjtim të shpejtë të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve, si asnjëherë më parë. Aktualisht një litër naftë ose benzinë shitet me 265 lekë në karburantet e vendit, situatë që duket se do të bllokojë ekonominë nëse vijon kështu.
Sa i përket ushqimeve, ato janë shtrenjtuar me gati 7% vetëm gjatë muajit të shkuar sipas INSTAT, ndërsa pritet që rritja të jetë më e lartë në mars.