TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen urgjente dhe të plotë të TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike.
Po ashtu ish-lideri i Partisë Demokratike ka kërkuar që qeveria të japë bonuse për familjet në nevojë që të përballojnë krizën energjitike. Një kërkesë e tretë e Berishës për qeverinë ka qenë edhe heqja e taksës së qarkullimit.
“Kërkojmë heqjen me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike. Kërkon rimbursim me bonus për familjet në nevojë shtesë për krizën energjitike. Së treti kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekë dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por mqs Edi Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve se do shihni kodra me kufoma, duhet para së gjithash të marrë këto masa.” tha Berisha.
Një masë të fundit që mund të marrë shteti, sipas Berishës është ndërhyrja drejtpërdrejt në treg.
“Ndërhyrje direkte e shtetit direkt në treg, është si hap i fundit. E konsideroj të pa përgjegjshëm qëndrimin e Edi Ramës. Se kërkon ta mbulojë duke mbjellur terror”
Më tej Berisha paralajmëroi protesta nëse këto kërkesa nuk do merren parasyshë.
“Të marrë masa ose opozita shqiptare do të jetë në rrugë. Kundër spekulimeve në naftë dhe në produkte të tjera.” tha Berisha.