AKTUALITET, 9 Mars 2022, 15:07

Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga në Vorë, policia jep detajet e para nga ngjarja

Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga në Vorë, policia jep

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vorë. Policia bën me dije se drejtuesi me iniciale A.M. ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Blutë njoftojnë se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.03.2022, në Vorë, shtetasi A. M., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.