TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve mesditën e kësaj të mërkure është mbledhë dhe ka vendosur konfirmimin e mandateve për tre kandidatët fitues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve për tre bashkitë atë të Vorës, Dibrës dhe të Rrogozhinës.
KQZ i konfirmoi mandatin e kryetarit të Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kreut të Bashkisë Vorë, Blerim Sherës nga Partia Socialiste, kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.
Ndërkohë pritet që në mbledhjen e radhës të bëhet edhe certifikimi i zgjedhjeve për kryebashkiakët fitues të Shkodrës, Bardh Spahia, kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakos dhe kandidates fituese të PS në Lushnje Eriselda Sefa.
Rezultatet në zgjedhjet e 6 marsit:
Blerim Shera fitoi garën për postin e kryebashkiakut të Vorës me 7530 vota. Ai la pas kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Markun, i cili mori 687 vota dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën, i cili mori 2589 vota.
Edison Memolla arriti të marrë 5401 vota në zgjedhjet e bashkisë së Rrogozhinës, ndërsa në vendin e dytë e të tretë u renditën Ferdinand Saraçi i PD-së me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota.
Rahim Spahiu fitoi bindshëm në garën e bashkisë së Dibrës me 13.995 vota duke lënë pas kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhin me 4.478 vota dhe në vendin e tretë, kandidatin e PD-së, Luan Haka i cili numëron 4.437 vota.