TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rritja e çmimit të naftës ,do të ndikojë drejtëpërdrejtë te fermerët dhe do të godas bujqësinë.
Ministria e Bujqësisë është ende në kohë pa filluar disbursimi i skemave mbështetëse, për ti ndryshuar ato dhe për t’ju përshtatur situatës emergjente aktuale. Skemat nuk mund të vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë shprehet në një reagim në rrjetet sociale antari i kryesisë së LSI, Vojo Bregu.
Reagimi:
Mendoj që ministria e Bujqësisë është ende në kohë pa filluar disbursimi i skemave mbështetëse, për ti ndryshuar ato dhe për t’ju përshtatur situatës emergjente aktuale. Skemat nuk mund të vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë.
Nuk mund të subvencionohet UBT për studime shkencore kur nuk do kemi grurë për bukë.
Nuk mund të subvencionohet bashkia për tregje blegtorale kur nuk do kemi më kafshë. Nuk mund të subvencionohet peshkimi me riparime anijesh, kur nuk do kemi naftë për anijet.
Duhet ulur pragu i nr të tufave për subvencionim për gjedhët dhe të imtat.
Duhen ndihmuar familjet e varfra me 1 ose 2 lopë të mbijetojnë këtë vit.
Duhet futur patjetër një skemë e re për mbjelljen e misrit!
E thënë shkurt, skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo subvencionim normal i bujqësisë.