TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e sotme prodhoi skena lufte në selinë e Partisë Demokratike.
Protestuesit thyen xhama e dyer, ndërsa njerëzit e Bashës nga brenda selisë, ushtruan dhunë barbare duke gjakosur disa protestues. Nga selia e PD u hodh edhe gaz lotsjellës.
Policia ka shoqëruar një numër personash, të cilët kanë qenë brenda selisë së Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi është revoltuar shumë nga shoqërimet dhe pavarësisht ngjarjeve të rënda të ditës së sotme dhe faktit se e ka thirrur vetë policinë në seli, ka shprehur habi të madhe se përse po shoqërohen këta persona.
Nga ana tjetër, Basha e përgëzoi punën e policisë ditën e sotme, ndaj duket e habitshme që tani krahu i Bashës, të shfaqë habi të tillë, pse policia po bën detyrën.
Më poshtë video nga shoqërimi i këtyre personave.