TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për luftën Basha-Berisha në selinë e Partisë Demokratike.
Rama e ka shfrytëzuar këtë moment, ku kjo parti gjendet në pikën më kritike, për t'ju bërë thirrje demokratëve t'i bashkohen atij!
Ai ka postuar gjithashtu një fotomontazh, ku në shkallët e PD, shfaqe personazhi famëkeq, Joker...
"Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri...
Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:
Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur. Asgjë s'më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"...
Varuni more teneqet që të dyve këtyre", shkruan Rama.
