TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Bardhi ka dalë në një komunikim pë mediat, ku është shfaqur shumë i habitur se përse po ndalohen nga policia njerëzit e tyre në seli.
Gjatë protestës së sotme, pati hedhje të paligjshme të gazit lotësjellë në sasi të jashtëzakonshme dhe dhunë ndaj protestuesve nga njerëz të Bashës brenda selisë, deri në gjakosje të tyre.
Pavarësisht këtyre ngjarjeve të rënda, Bardhi shfaqet shumë i habitur se përse janë ndaluar disa nga personat që gjendeshin në seli.
"Është numër i konsiderueshëm. Kush del për të shkuar në shtëpi, shoqërohet pa asnjë shpjegim. E kemi të qartë aleancën e Edi Ramës me Sali Berishën. Policia e Shtetit ka vetëm një detyrë. Ata që nxitën dhunë dhe luftuan për gjakderdhje, duhet të ishin në burg", tha ndër të tjera Bardhi.
Kujtojmë se Lulzim Basha e përgëzoi punën e policisë, ndaj duket e habitshme kjo ankesë e Gazment Bardhit, pas shoqërimit të personave që gjendeshin në seli.