TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të disa pamjeve që u bënë virale, ku ajo shfaqej se e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut dhe duke jetuar me ndihma.
Fillimisht ajo u shfaq në një video të transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, ndërsa ditën e djeshme Parashqevi Simaku u filmua sërish në rrugë nga një grua shqiptare, e identifikuar si Elvira Tata.
Ajo ka publikuar videon në Instagram, ndërsa shkruan “për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte në gjendje vërtet e varfër, por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video sebashku do tju tregoj që është një grua vitale e mençur dhe më shumë dritë”.
View this post on Instagram
Ndërsa në një tjetër postim, ku shfaqet së bashku me artisten shqiptare, Elivira Tata shkruan se “ajo është e bukur si gjithnjë dhe me një buzëqeshje plotë jetë”.