AKTUALITET, 15 Dhjetor 2024, 14:35

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë, identifikohen viktima dhe i plagosuri (VIDEO)

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë, identifikohen viktima dhe

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot paradite në Athinë.

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë, identifikohen viktima dhe

Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones, ku është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë.

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë, identifikohen viktima dhe

Viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri është Edi Lolo. Lolo rezulton të ketë pasur udhëtime edhe në Dubai.

Irakli Davella, 45 vjeç, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë. Irakli Davella rezulton pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë.