AKTUALITET, 15 Mars 2025, 22:55

VIDEO/ "Doni me dit disa sekrete”, protestuesi flet për Allahun, i heqin mikrofonin, çfarë nuk u pa në protestë

VIDEO/ "Doni me dit disa sekrete”, protestuesi flet për Allahun,

Diçka e pazakontë ndodhi gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike, kur një qytetar u ngjit në podium dhe nisi të fliste për Allahun dhe disa sekrete që pretendonte se do të zbulonte për të pranishmit.

Fjalimi i tij nuk kishte lidhje në fakt me tubimin, që ishte thirrur kundër mbylljes së TikTok.

“Përshëndetje Shqipe dhe Allahut, përshëndetje dritë e Kombit. Për çfarë kemi ardhur në këtë dynja ne? Për të ditur mrekullitë e Allahut. Shikoni se si janë shpopulluar krejt, fëmijët tanë ku i kemi? Nëpër botë! Allahu na e ka mbush prehrin me evladë për t’i gëzuar. Jo për t’i çuar nëpër botë. Në këtë vend, kemi prezent Ademin dhe Havanë, këtu i kemi”, tha qytetari.

Organizatorët më pas i hoqën mikrofonin dhe pavarësisht insistimit të qytetarit, ai nuk u lejua të flasë më.