TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita proteston sonte në bulevard kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.
Të rinjtë e FRPD mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor.
Të tjera pankarta shkruajnë: “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”, "E vërteta ndalohet nga censura", etj.
Në protestë merr pjesë kreu i PD-së Sali Berisha si dhe figura të tjera nga PD dhe Partia e Lirisë.








