AKTUALITET, 15 Mars 2025, 22:25

VIDO/ Rama nuk iu ndahet bufave, ja reagimi i tij pas protestës së opozitës për mbylljen e TikTok

VIDO/ Rama nuk iu ndahet bufave, ja reagimi i tij pas protestës së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt këtë pasdite para Kryeministrisë për mbylljen e aplikacionit TikTok. 

Në një postim në rrjete sociale, Rama ka vijuar me ironitë kundrejt liderit demokrat Sali Berisha. Ai ka publikuar sërish videon e bufit ndërsa në sfond dëgjohen deklarata e Berishës pas mbylljes së protestës i cili teksa u pyet nga gazetari "Pse nuk hytë Live sot në TikTok sot, Berisha tha se sot ishte fjala e të rinjve jo e tij.

Krahas videos kreu i qeverisë shkruan me ironi "TikTok shoqëruar me një emoji bufi.