AKTUALITET, 15 Mars 2025, 19:48

"Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin, nuk di ku të futet Vuçiç”/ Mehdi Malkaj në protestën e opozitës: Po ne, dele jemi?

"Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka folur sot në protestën e opozitës, e thirrur pas mbylljes së rrjetit social Tik Tok nga qeveria. 

Malkaj mori si shembull Greqinë dhe Serbinë me protestat e fuqishme, teksa tha se "Po ne pse dele? Ne nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash".

“Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e e administron ai, sepse është ai që i bën të tërë. Ai që një ditë do na heqë edhe ajrin. Nuk bëhet gjë pa protestë. Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vucic. Po ne pse dele? Ne nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash. Unë jam një trim se i dal përballë atij dhe nuk më dridhet qerpiku”, tha aktori Mehdi Malkaj.