AKTUALITET, 15 Mars 2025, 18:17

Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojnë censurë!

Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok.

Berisha e ka cilësuar mbylljen e platformës online si censurë ndaj fjalës së tij. Në një reagim në rrjete sociale Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.

"Gjëja që urreja më shumë ishte censura; nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta lejoj që fëmijët tanë të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës", shprehet ai.