TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt këtë të shtunë para kryeministrisë për mbylljen e TikTok.
Në një reagim në rrjete sociale Blushi e ka cilësuar protestën si një tubim frymëzues, ndërsa shton se sipas tij kjo protestë damkosi qeverinë.
Sipas Blushit më 11 Maj, me votën masive për "Aleancën për Shqipërinë Madhështore" rinia do t'i prijë Fitores së shumëpritur në mbarë vendin duke rikthyer Lirinë për të gjithë shqiptarët.
"Faleminderit me shpirt dhe të rejave dhe të rinjve të Shqipërisë për manifestimin e jashtëzakonshëm frymëzues në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit.
Protesta kundër censurës damkosi sot Edi Ramën, si armikun më të egër të lirive, të drejtave e dinjitetit njerëzor dhe rinisë shqiptare.
Më 11 Maj, me votën masive për "Aleancën për Shqipërinë Madhështore" rinia do t'i prijë Fitores së shumëpritur në mbarë vendin duke rikthyer Lirinë për të gjithë shqiptarët", shkruan Blushi.