TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja lidhur me masakrën me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, policia njofton se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.
Kemi siguruar pamje nga arrestimi i autorit të atentatit të ndodhur pak më parë në Shkodër, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Në pamje, duket ndjekja e tij nga efektivët, ndërkohë që është kapur dhe momenti kur autori Rakip Gila është prangosur.
Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet. Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur. Ragip Gilaj është personi i paraqitur në foto i cili la të plagosur 3 persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
"Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.