TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Rakip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.
Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Blutë e Shkodrës kanë arritur të arrestojnë një prej autorëve që qëlloi me breshëri plumbash në një lokal pranë bashkisë, ku 2 persona mbeten te vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Dyshohet se ai ka qenë me një motoçikletë në momentin që ka qëlluar me breshëri, ndërkohë që më pas është larguar me një mjet tip ‘BMW’ ngjyrë gri. Burimet bejne me dije se autori është arrestuar në zonën e njohuri si shinat e Trenit.
Armando Pali, viktima e atentatit ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.