AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 09:10

Bilanc tragjik/ Të shtëna me armë pranë Bashkisë, një i vrarë dhe tre të plagosur në Shkodër, mes tyre një grua

Bilanc tragjik/ Të shtëna me armë pranë Bashkisë,

Shkodra është tronditur këtë të hënë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.

Mësohet se përveç Erogen Vaso, i cili mesa duket ka qenë shënjestër e atentatit dhe është plagosur,  plumbat kanë kapur edhe dy shtetas të tjerë.

Njëri prej tyre është identifikuar si shtetasi Armando Pali i cili ka humbur jetën.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.