AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 10:53

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, por mbeti i plagosur: Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Brajoviç dhe ish-futbollisti e ish-presidenti i Tërbunit

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, por mbeti i plagosur: Erogen

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, nga ku raportohet se dy persona kanë mbetur të vrarë. Në bilancin e atentatit ka edhe të plagosur.

Nga të shtënat mësohet se është qëlluar Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili është ish-futbollist dhe ish-president i Tërbunit.

Gjithashtu është qëlluar edhe shtetasi Armando Pali, i cili ka ndërruar jetë. Bashkë me të edhe Liridon Kraja.

Erogen Brajoviç, 43 vjeçari mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra.

43-vjeçari është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.