AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 09:19

Detaje nga atentati në Shkodër: Vritet ish-anëtari i Këshillit bashkiak! Plagoset anëtari i grupit të Bajrit, një grua dhe një kamarier! Në pranga autori i dyshuar

Detaje nga atentati në Shkodër: Vritet ish-anëtari i

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Nga breshëria e plumbave me kallashkov ka mbetur i vrarë Armand Pali, ndërsa të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një kamarier dhe një grua.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që ka marrë plagë gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja.

Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë, fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhue me grupin e Bajrave në Shkodër.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.