TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar pak pas mesnatës në disa qytete të qarkut të Elbasanit, duke çuar në arrestimin e 40 personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Deri më tani mësohet se gjatë operacionit, i cili është zhvilluar njëkohësisht në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan, policia ka sekuestruar: Të paktën 3 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov, pistoleta si dhe lëndë narkotike, të ndara në disa lloje.
Operacioni i befasishëm kishte në fokus goditjen e një rrjeti kriminal të organizuar, që dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin, përpunimin dhe trafikimin e drogës, si dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.
Hetimet pritet të zgjerojnë edhe më tej rrethin e personave të përfshirë, ndërsa më shumë detaje mbi operacionin pritet të bëhen publike nga Policia e Shtetit në një konferencë për mediat gjatë ditës së sotme.
Ky është një nga operacionet më të mëdha të kryera këtë vit në territorin e qarkut Elbasan, një zonë që prej vitesh ndodhet nën vëzhgim të shtuar për aktivitetet kriminale të lidhura me narkotikët.