TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi pas lajmeve se Kroacia ndaloi një ngarkesë nga Shqipëria me domate të dyshuara se ishin me pesticide. Berisha u shpreh se nëse shtetet e tjera mbrojnë qytetarët e tyre nga prodhimet e helmuara shqiptare, qytetarët shqiptarë nuk i mbron askush sepse Rama shkriu AKU-në dhe nuk ka asnjë institucion që të merret me kujdesin për standardet ushqimore, duke mbetur në duart e mafies qeveritare të importit të ushqimeve dhe inputeve bujqësore dhe duke qenë qytetarët më të pambrojtur në botë.
Postimi
Miq, pas shndërrimit të zgjedhjeve në farsë të shëmtuar zgjedhore dhe denoncimit ndërkombëtar të tyre, vera e Shqipërisë ishte vera tipike e narkoshtetit. Kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, të lidhur direkt me Ramaduron, u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë. Vetëm dyshja Copja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!
Por, përveç këtyre dhe rënies dramatike prej 30% të turizmit dhe numrit rekord të aksidenteve rrugore, emri i Shqipërisë po lakohet në lajmet e zeza si vendi që eksporton ushqime të helmuara në Europë dhe në botë, dhe se importon ushqime të infektuara. Njëra pas tjetrës, vende të ndryshme bllokojnë frutat, zarzavatet dhe prodhime të tjera të Shqipërisë si prodhime jashtë çdo standardi dhe të helmuara nga pesticide kancerogjene.
Por nëse shtetet e tjera mbrojnë qytetarët e tyre nga prodhimet e helmuara shqiptare, qytetarët shqiptarë nuk i mbron absolutisht askush. Ramaduro, me një të rënë lapsi, shkriu AKU-në, sipas tij shkaku kryesor i këtyre problemeve. Por pas kësaj, shqiptarët nuk kanë asnjë person përveç Ramaduros, asnjë institucion që të merret me kujdesin për standardet ushqimore. Sot ata janë 100% në duart e mafies qeveritare të importit të ushqimeve dhe inputeve bujqësore; faktikisht janë qytetarët më të pambrojtur në botë.
Po ato fruta e perime që jashtë gjenden të helmuara, konsumohen në Shqipëri pa asnjë kontroll.
Këtu më poshtë keni artikullin e gazetarit Klodian Tomorri mbi gjendjen katastrofike të sigurisë ushqimore në Shqipëri. Ju sugjeroj ta lexoni sipas dëshirës!
Artikulli: Europa, kapitujt dhe sallatoret e hematisur te Sulltanit