TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, burime policore bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.
Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet.
Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.
Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy janë plagosur. I vdekur ka mbetur Armando Pali dhe Lirodon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ky i fundit bashkë me kamarieren e lokalit kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armando Pali.
Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu. Ai ishte arrestuar më 6 dhjetor të vitit 2023 pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke.
"Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit R. G., ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë amntiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.", njoftoi policia asokohe për arrestimin e të riut.