AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 09:54

Detaje të reja/ Atentati në Shkodër, autori u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë! Braktisi automjetin dhe tentoi të arratisej në këmbë

Detaje të reja/ Atentati në Shkodër, autori u aksidentua në

Autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal në Shkodër ka bërë aksidenti në dalje të qytetit në tentativë për t’iu larguar policisë. Mësohet se ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir.

Autori i dyshuar i të shtënave me armë në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, mes tyre një kamariere, është arrestuar nga policia në tentativë për t’u arratisur.

Raportohet se pas të shtënave me armë ka braktisur motorin në vendngjarjen, pranë shkollës “Kolë Idromeno” dhe është larguar me makinë drejt shinave të trenit.

Gjatë ndjekies nga policia ka arritur të kalojë deri tek shinat e trenit në shtratin e lumit Kir. Ndërkohë mësohet se gjatë ndjekjes policore ka pësuar edhe një aksident.

Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Mësohet se ai krimin e ka kryer me një motor ndërsa më pas ka tentuar të largohet me automjetin tip BMW.

Viktimë e të shtënave me armë ka mbetur punonjësi i IKMT-së, Armando Pali, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë ka humbur jetën në spital edhe i plagosuri tjetër, Geridon Kraja. Të plagosur kanë mbetur edhe Erogen Vaso alias Brajoviç ( vëllai i Denis Brajoviç, i arrestuar për vrasje), si edhe një kamariere.