AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 18:56

PL përzgjedh ish-dekanin e UBT-së në rolin e Sekretarit Politik të Shkodrës! Meta: Me intelektualë si Prof. Luigj Turmalaj, fitorja në 14 maj do jetë e thellë

PL përzgjedh ish-dekanin e UBT-së në rolin e Sekretarit Politik

Kryesia e Partisë së Lirisë përzgjodhi sot ish-Dekanin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Luigj Turmalajn në detyrën e Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta shkruan se angazhimi i intelektualëve si Prof. Dr Turmalaj, fitorja në 14 maj do të jetë e thellë.

Sipas Metës, prioritet i Partisë së Lirisë janë intelektualët dhe të rinjtë për të garantuar ndryshimin e padiskutueshëm.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë që Kryesia e Partisë të Lirisë zgjodhi sot ish-Dekanin e UBT, Prof.Dr. Luigj Turmalaj në detyrën e rëndësishme të Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës.

Besimplotë se me angazhimin e intelektualëve të shquar si Prof.Dr Turmalaj dhe të ekipit të mrekullueshëm të Partisë të Lirisë në Shkodër, fitorja në 14 Maj do të jetë e thellë. Prioritet i Partisë të Lirisë janë intelektualët dhe të rinjtë, garancia për Ndryshimin e padiskutueshëm që po afron!