AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 14:17

U plagos me thikë, kryebashkiaku i Divjakës niset drejt “Traumës”

U plagos me thikë, kryebashkiaku i Divjakës niset drejt

Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës i cili së bashku me shoferin e tij, Gazmir Bullari mbetën të plagosur me thikë është nisur drejt Traumës.

Kokoneshi dyshohet se u plagos nga Orges Xhelili, ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.

Kokoneshi po sillet në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Ai ka marrë plagë në shpatull dhe krah.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë.

Fillimisht debati ishte mes Kokoneshit dhe Xhelilit, ndërsa shoferi tentoi t’i ndante.