AKTUALITET, 20 Gusht 2022, 23:09

U përleshën me ushtarët shqiptarë për të hyrë në Uzinën e Armëve në Gramsh. Zbardhen emrat e rusëve, ja çfarë deklaruan për Antiterrorin

U përleshën me ushtarët shqiptarë për të

Pas ngjarjes së rëndë në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas, u përleshën me dy ushtarë shqiptarë për të hyrë në Uzinën e Armëve janë zbardhur edhe emrat e tyre.

Një shtetase ruse është identifikuar si S.T, 33 vjeçe. Tjetri është M.Z, 23 vjeç. Ata janë kapur pasi hodhën lëndë kimike drejt ushtarëve në uzinën ushtarake të Gramshit.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi i Antiterrorit, të ndaluarit kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri si turistë.

Atyre u janë sekuestruar pasaportat dhe sendet vetjake (aparate fotografikë dhe lëndë djegëse kimike), pasi u lëshua urdhër i ndalimit nga prokuroria.

Pas kësaj, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se ata kanë ardhur me një mision sekret në uzinën Ushtarake të Gramshit.