AKTUALITET, 20 Gusht 2022, 23:01

Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, Rama: Ky është kulmi!

Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, Rama: Ky

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa. Në një postim në mediat e tij sociale, kreu i qeverisë thekson se askush më parë nuk ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin shqiptar në pistën e atletikës.

Postimi i Ramës

“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii

Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone

E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”