AKTUALITET, 20 Gusht 2022, 21:47

Tre persona tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Armëve në Gramsh, plagosen dy ushtarë shqiptarë

Tre persona tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e

Uzina e përpunimit të armëve në Gramsh, është sulmuar mbrëmjen e sotme nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas. 

Tre persona kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në Uzinë, ndërsa janë pikasur nga ushtarët që ishin në vendrojë.

Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve.

Në një moment një nga shtetasit rusë ka sulmuar ushtarët shqiptarë, duke lënduar dy prej tyre.

Tre shtetasit rusë janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori.