AKTUALITET, 20 Gusht 2022, 18:22

Përfshihet nga flakët bujtina në zonën e Thethit

Përfshihet nga flakët bujtina në zonën e Thethit

Pasditen e sotme një bujtinë në fshatin turistik të Thethit është përfshirë nga flakët. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë përfshire pjesën papafingo të bujtinës 3-katëshe, e cila përdoret për turistët.

Sipas informacioneve, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Bujtina e përfshirë nga flakët ka qenë e frekuentuar nga turistë të shumtë.