AKTUALITET, 20 Gusht 2022, 22:39

Sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh/ SHISH ka dyshime se rusët janë agjentë të shërbimeve sekrete, fotografonin prej dy ditësh Uzinën e Armëve

Sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh/ SHISH ka dyshime se

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas, tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve duke sulmuar dy ushtarët shqiptarë. 

Gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg. Sipas tyre, rusët kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda, raporton korrespodenti i Panorama.al

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.