TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Sarandës i la në burg pa afat dy vëllezërit, 18 vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24 vjeçarin Xhanelo Tarja. Ata dyshohen si autorë të vrasjes me thikë të Klodian Bakiaj nga Tepelena.
“Arrest me burg” kërkoi organi i akuzës nga prokurore Alba Dhima dhe i të njëjtit vendim i ka qëndruar edhe gjyqtari Alban Veçani.
Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .
Të rinjtë kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur.
Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18-vjeçari Xhoi Tarja. Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18-vjeçarit, ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri teksa grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë Bakiajn dhe i mori jetën.
Për Genci Ahmetin, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat një muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.