TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot është mbrëmja e katërt e “Festës së Birrës” në Korçë, një traditë tashmë disa vjeçare, që mbledh me mijëra njerëz, jo vetëm nga qyteti i Korçës, por edhe nga gjithë Shqipëria, si dhe turistë nga e gjithë bota.
Muzikë dhe argëtim, ushqim i mirë, birra, lojëra. Dhe #kudomety, kudo ku ka qejf e festë, sigurisht, nuk mungon asnjëherë Vodafone që, nëpërmjet rrjetit cilësor e të shpejtë, mundëson ndarjen dhe shkëmbimin e eksperiencave të bukura edhe në këto ditë e netë vere.
Në festën e cila po organizohet prej disa ditësh (17-21 gusht) dhe që organizohetnë Terminalin e Korçës, përveç se me muzikën e emrave të mirënjohur të muzikës moderne shqiptare, si Aurela Gaçe, Eugent Bushpepa, Capital T, Offchestra, etj., pjesëmarrësit janë argëtuar shumë edhe në këndin organizuar nga Vodafone me lojëra si beer pong, darts, etj. Fituesit që janë sfiduar në këto lojëra kanë marrëmadje edhe shumë dhurata nga Vodafone, mes të cilave edhe smart phone.
Mbrëmja e sotme do të jetë edhe ajo më e rëndësishmja, kjo falë pjesëmarrjessë këngëtarit të njohur grek, Konstantinos Argiros, i cili do të ndezë atmosferën me repertorin e tijtë njohur. Prandaj, nëse fundjava të ka gjetur pa asnjë plan, je në kohë t’i bashkohesh kësaj feste dhe të argëtohesh në këndin me lojëra dhe argëtim, ku të presin edhe shumë surpriza.
