TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit për PD-në ,së bashku me antarët e PD-së kanë mbyllur protestën e ditës së sotme para PD-së.
“Kjo protestë ju faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfunditmare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të me mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Sot ne do shpërndahemi. Sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do kujdesimi për të plagosurit që janë goditur me carje koke dhe në forma të tjera. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër të cilat nuk ndalet kurrë deri në fitore të plotë”, tha Berisha.
“Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute me forma edhe më të fuqishme se sa kjo sot”, tha ish-kryeministri.