AKTUALITET, 19 Shkurt 2023, 20:51

U futën në shpellë të rregullonin tubacionin e ujit, asfiksohen dy persona në Bulqizë

U futën në shpellë të rregullonin tubacionin e ujit,

Dy persona kanë përfunduar të asfiksuar pasi u futën brenda një shpelle në malin e Klenjës për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Policia njofton se gjatë punës, ata kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.