AKTUALITET, 19 Shkurt 2023, 14:36

U tha se u dogj aksidentalisht, dalin pamjet kur i vihet flaka "Benz"-it të burrit të ish-gjyqtares (VIDEO)

U tha se u dogj aksidentalisht, dalin pamjet kur i vihet flaka
Makina "Benz" ML e djegur

Mëse 4 muaj nga djegia e makinës së bashkëshortit të ish-gjyqtares në Sarandë, kanë dalë edhe pamjet që tregojnë se nuk ishte aksident, por një zjarrvënie e qëllimshne. Kamerat përreth kanë kapur momentin kur një person me kapuç, pasi i vë zjarrin makinës në pjesën e përparme, futet në një banesë pak më poshtë.

Djegia e makinës ndodhi gjatë natës së 5 tetorit 2022, në një rrugë të lagjes nr.1 dhe mjeti ishte në pronësi të Edmond Dukës, bashkëshortit të ish-gjyqtares Nevrije Duka.

Dyshimet e para për djegien e makinës tip ML ishin për një ngjarje aksidentale. Automjeti tip Benz ML u dogj gjatë natës në Sarandë, në pjesën e përparme të tij dhe si pasojë e flakëve u dogj edhe automjeti i parkuar pranë tij, tip "Honda" me targa zvicerane.

Ishin banorët që panë flakën dhe telefonuan policinë e zjarrfikësen dhe ndërhyrja në kohë shpëtoi djegien totale të mjetit.

Pronari i makinës tha më pas në polici se nuk kishte konflikte.