TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se kjo forcë politike do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Sipas Metës grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve.
Ai shtoi se PL do të jetë mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor.
“Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve tanë. Ne do të jemi mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor”, shkruan Meta.