AKTUALITET, 19 Shkurt 2023, 14:56

Flakët përfshijnë sipërfaqen masive me ullinj në Berat, zjarrfikësit dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë sipërfaqen masive me ullinj në Berat,

Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Otllak në Berat duke përshkuar një sipërfaqe prej 200 metër katror,e gjitha e mbjellë me ullinj.

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era. Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që burime të zjarrfikësve nga vendngjarja konfirmojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.