TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, do të zyrtarizojë partinë e saj ‘Konservatorët’, nga takimi i 4 marsit në Durrës. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Kokalari njofton se takimi i parë publik do të mbahet më datë 4 mars në Durrës. Me sloganin ‘Shpëto Shqipërinë’ Kokalari u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.
“Shihemi në Durrës! 4 Mars, 16:30 - Hotel Adriatiku. Hyrja e lirë për të gjithë”, shkruan Kokalari.
Përmes partisë Konservatorët, Kokalari synon që të garojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025. Kokalari themeloi këtë parti pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe më pas u distancua nga Partia Demokratike.