AKTUALITET, 19 Shkurt 2023, 17:26

“SHBA po ushtron presion në marrëdhëniet Kinë-Rusi!”, Pekini: Nuk do t’i pranojmë kurrë kërcënimet e Uashingtonit

“SHBA po ushtron presion në marrëdhëniet

“Kina nuk do të pranojë kurrë presionin dhe kërcënimet e Uashingtonit në lidhje me marrëdhëniet ruso-kineze”, kështu ka thënë sot drejtori i Komitetit Qendror për Punët e Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës, Wang Yi.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë direktivat amerikane dhe kërcënimet me qëllim për të ushtruar presion mbi marrëdhëniet ruso-kineze”, tha Ministria e Jashtme kineze

Diplomati i rangut më të lartë kinez vuri në dukje se marrëdhëniet ruso-kineze të partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik bazohen në parimet e mos-angazhimit, moskonfrontimit dhe mosshënjestrimin e palëve të treta dhe përfaqësojnë një çështje të brendshme të dy shteteve sovrane dhe të pavarura.