AKTUALITET, 19 Shkurt 2023, 17:17

Ishin nisur drejt Dibrës me maska, krehër kallashnikovi dhe fishekë luftarakë/ Katër persona nuk i binden urdhërit të policisë për të ndaluar, braktisin makinën dhe “zhduken”

Ishin nisur drejt Dibrës me maska, krehër kallashnikovi dhe

Katër persona në Mat janë shpallur në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, teksa ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre drejt Dibrës.

Sipas burimeve për BW, ata u pikasën nga policia që ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës të së premtes, ku patrulla kishte pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur.

Ata janë larguar me shpejtësi dhe jo shumë larg nga vendi ku u ballafaquan me policinë, kanë braktisur automjetin dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Policia ka arritur të gjejë automjetin e braktisur, brenda të cilit është gjetur një krehër kallashnikovi me 30 fishekë dhe disa maska.

Efektivët arritën të bëjë identifikimin e katër personave në fjalë dhe ka nisur puna për kapjen e tyre.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.